Franko Frattini, qytetar nderi i Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-10-20

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-ministri i jashtëm i Italisë Franko Frattini rikthehet ne Tirane pas 5 vjetësh dhe mbështet anëtarësimin e Shqipërisë ne BE. Gjate nje takimi me kryebashkiakun Veliaj, Fratini tha se Shqipëria i ka mundësitë te jete anëtare e Bashkimit Europian ndërsa foli edhe per Tiranën qe gjeti. ?Është e vërtetë se si ministër i Jashtëm, si Komisioner Europian, kam punuar që shumë të rinj shqiptarë të mund të vinin në Europë. Europa është destinacioni final për Shqipërinë, i vetmi i mundur. Nuk ka tjetër mundësi për Shqipërinë, përveçse të jetë së shpejti, shpresoj, vendi i ri anëtar i Bashkimit Europian. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe po vijon me përmbushjen e detyrimeve drejt BE. Kam qenë këtu për herë të fundit në 2013-n, dhe sot gjeta një qytet më të bukur, më të pastër, dhe mbi të gjitha me rrugë të mrekullueshme, që duhet t?i kemi edhe në Romë, ku fatkeqësisht ka shumë gropa. Kështu që, kryebashkiak eja edhe në Romë dhe të na tregosh si bëhen mirë këto punë? Erion Veliaj vlerësoi kontributin e Franco Frattinit per mbështetjen e dhene per integrimin europian dhe per heqjen e regjimit te vizave te shqiptareve ?Jam shumë i lumtur sot që pres një qytetar nderi të Tiranës, të madhin Franco Frattini, me një mirënjohje të jashtëzakonshme për atë që ka bërë për qytetin dhe vendin tonë, dikur me autoritetin e tij në Bashkimin Europian për liberalizimin e vizave dhe faktin se shumë prej nesh sot nuk janë në radhë nëpër ambasada, po kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm. Jam shumë i nderuar se si një qytetar nderi i Tiranës nuk e ka harruar këtë qytet. Më vjen mirë që ai, teksa vijon karrierën e tij në gjyqësorin italian, e mban gjithmonë një sy, një vesh dhe një kokë mbrapa për qytetin e tij të nderit Ish-kryediplomati Italian u vlerësua me titullin qytetar nderi i Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form