Nderohen dy mjekë me titullin “Qytetar Nderi” Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 40

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy mjekë të cilët kanë punuar për vite me radhë në Vlorë sot janë nderuar nga këshilli bashkiak me titullin ?qytetar nderi?. Kjo është hera e parë që jepet një titull i tillë, për një profesion si ai i doktorit ku është vlerësuar jo vetëm humanizmi, por edhe puna e vështirë dhe ndihma e që ata i kanë dhënë çdo pacienti. Doktor Irfan Pustina, i cili sot nuk jeton më, punoi për 30 vite në spitalin e Vlorës dhe ka qënë një ndër themeluesit e shërbimit radiologjik në këtë qytet. Titulli për këtë figurë të qytetit të Vlorës iu dorëzua djalit të tij Agim Pustina. Titulli i lartë qytetar nderi jepet për mirënjohjen e thellë që qyteti ka ndaj figurës së një personi. Së bashku me doktor Irfan Pustinën, është vlerësuar me këtë titull edhe doktor Odhise Papa, i cili ka dhënë prej vitesh kontributin e tij si kirurg në spitalin e Vlorës. Te dy këta mjeke gjate gjithë karrierës se tyre kane treguar se janë shembulli i njerëzve qe profesionin dhe humanizmin njerëzor e vendosin mbi gjithçka.

Share This Video


Download

  
Report form