Edi Rama në Londër për ekspozitën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Suksesi i dy artisteve shqiptar Edi Hiles dhe Adrian Pacit ne bienalen e Venecias vitin e kaluar, ka bere te mundur riçeljen e ekspozitës titulluar ?Monumente te Mundshëm ardhmërish te parealizuara? ne mjediset e shkollës se njohur te arkitekturës ?Architectural Association?, në Londër. I pranishëm ne aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili e vlerësoi ate, si nje tjetër rast për te rrëfyer me fjale e me vepra, Shqipërinë qe ka nisur te njihet e shihet me sy tjetër. Penthouse, një seri pikturash nga Edi Hila, dhe The COlumn, një video/instilacion nga Adrian Paci, u priten mjaft mire nga publiku londinez, ku pati një prezence te larte te studenteve e pedagogeve, nga ?Architectural Association? e cila është një nga shkollat më të rëndësishme të arkitekturës në Europë. Prezenca e Kryeministrit Rama ka ndikuar jo pak per te rritur interesin per ekspozitën, por edhe tërheqjen e shtypit te huaj .Kryeministri Rama i ka shprehur edhe ne rrjetin social facebook impresionet mbi këtë event kulturor.

Share This Video


Download

  
Report form