http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndarja e re administrative territoriale është hapi i parë drejt decentralizimit të pushtetit vendor. Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi shpërndarje të përgjegjësive vendimmarrëse.?Në gjithë këto vite, marrëdhënia me territorin ka qenë e denjë për kohërat barbare. Tani jemi gati të bëjmë decentralizimin, pasi deri tani kemi bërë copëtim?.Në Konferencën ?Reforma administrative territoriale, e nesërmja?, kreu i qeverisë theksoi nevojën e një plani urgjent për planifikim, ku të rishikohet edhe funksionimi i Prefekturave.?Kemi nevojë të rishikojmë Prefekturat, që në rastin më të mirë të shkrihen dhe në rastin tjetër të riorganizohen. Të rishikojmë titujt e pronësisë, sepse askush nuk jep përgjigje. Duhen riparo Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë?.Kryeministri propozon decentralizim edhe në ato sektorë, përgjegjësitë e të cilëve deri më tani dukeshin si të paprekshëm.?1 qeveri qe ekzekuton se kush do të jetë infermiere. Të shikohet mundësia e decentralizimit të sistemit të shëndetësisë?.Reforma administrative, ka ndare territorin e vendit në 61 Bashki, duke mundësuar kursimin e rreth 50 milionë dollarëve, si pasojë e shkurtimeve në shpenzimet e administratives. Gjatë konferencës, u bë e ditur se njësive të reja administrative do t?u vihen në dispozicion 20 milionë dollarë, për muajt e mbetur të vitit financiar.