Kryeministri Edi Rama “sqaron” reformën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne mbyllje te sesionit te parlamentar Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar vendimin e parlamentit për miratimin e reformës territoriale. Gjate nje konference per shtyp lideri i mazhorances Rama ka vlerësuar serish reformën si historike dhe duke u ndalur tek ceshtja e fort e debatuar ajo e Himarës; ka përsëritur se kjo zone nuk ka asnjë diference nga bashkime e tjera te Shqipërisë. Edhe pse është shprehur i keqardhur për një largim te mundshëm te Vangjel Dules nga koalicioni, kryeministri ka theksuar se te gjitha te drejtat e minoriteteve janë respektuar. ?Ne jemi në një koalicion, por nuk jemi në një kazermë. Ne këtë rast këndvështrimet tona ishin të papërkueshme. Për ne Himara është si Tirana Durrësi, Korça, Tropoja dhe të gjitha Bashkitë e tjera të Shqipërisë. Me reformën e djeshme Shqipëria jep një shembull të shkëlqyer për të gjithë fqinjët dhe padyshim si një vend evropian në Europë, sepse garanton në mënyrë bujare dhe largpamëse një trajtim të posaçëm për minoritetet. Kryeministri është ndalur edhe tek ndryshimet ne ligjin për KLD-në qe u votua ne seancën e se enjtes. Per here te pare Rama ka folur edhe per deputetet socialiste qe nje jave me pare çuan ne dështimin e miratimit te ligjeve me shumice te cilësuar, por qe ne 31 korrik votuan te gjitha ligjet e qeverise. Tashme qe reforma territoriale u mbyll dhe ne shtator pritet te nise reforma ne drejtësi, kryeministri ka qene i qarte ne lidhje me bashkëpunimin me opozitën.

Share This Video


Download

  
Report form