http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur foltoren e Kuvendit për të sqaruar qytetaret shqiptarë për një prej projekteve më të debatuara të ditëve të fundit, devijimin e lumit Radika. Para deputeteve lideri i mazhorances ka theksuar se nuk ka asnjë projekt dhe çdo çështje e kësaj natyre mes Maqedonisë dhe Shqipërisë rregullohet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe dypalëshe, duke lëshuar akuza të forta ndaj opozitës se po dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve me qëndrimet për hidrocentralin në Fushën e Lukovës. Rama ka përsëritur se interesat e shqiptarëve do të mbrohen jo vetëm nga Tirana, por edhe nga shqiptaret e Maqedonisë duke ironizuar dhe qëndrimet e ish-kryeministrit Berisha. Lideri i mazhorances është ndalur edhe tek çështja e serverit të tatimeve duke risjellë në vëmendje se ishe qeveria ajo që iu drejtua prokurorisë për të zbardhur këtë çështje. Në fund të punimeve Parlamenti votoi edhe ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën administrative për të cilën nuk është gjetur ende konsensus me opozitën.