LSI sulmon ashpër Ramën: Edi Rama lejoi korrupsionin dhe drogën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Luan Rama doli para mediave për t?i kthyer përgjigje sulmeve që kryeministri Edi Rama, i ka bërë, sipas tij, LSI-së. Duke cituar marrëveshjen e bashkëpunimit PS-LSI, nënshkruar 4 vite më parë, ai foli për hipokrizitë dhe mashtrimet e kreut të qeverisë.Duke hequr përgjegjësitë nga LSI, Luan Rama kërkoi nga kryeministri të thotë se ku janë shushunjat dhe përse flitet vetëm për partinë e tij e jo për dikasteret e drejtuara nga PS. Rama ngriti pyetjen se përse nuk merret përgjegjësia për ata drejtues policie që kanë kanabizuar vendin dhe doganierë që kanë ngritur traun për kalimin e tonelatave me drogë.Rama tha se LSI asnjëherë nuk ka penguar reformat në këmbim të ndonjë posti apo favori politik. Për të shtuar më pas se sistemi është i inkriminuar pasi në drejtim të tij ka qenë Edi Rama. E për t?u kthyer tek shushunjat në administratë, nënkryetari i LSI-së ftoi si kryeministrin, ashtu edhe kreun e opozitës, që e përkufizoi si zëdhënës të Edi Ramës, në ballafaqim për të treguar se ku gjenden ato.

Share This Video


Download

  
Report form