Doganat dhe tatimet 110 mln dollarë humbje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plani ambicioz i qeverisë, që parashikonte te mblidhte 150 milion dollarë me shume vetëm nga lufta ndaj evazionit, mbetet një ëndërr e largët. Tatimet dhe doganat nuk kanë arritur që përgjatë 5 muajve të parë të vitit të realizojnë të ardhurat me plot 110 milion dollarë, ku Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, taksat kombëtare dhe tatimi i të ardhurave personale rezultojnë të jenë mbledhur më pak edhe se një vit më parë. Biznesi i madh raporton për një presion të frikshëm nga ndërmarrjet e vogla, të cilat duan të blejnë mallin pa marrë faturë tatimore. Rritja e evazionit në ekonomi pranohet edhe nga ekspertët. Për Agim Binaj, ulja e të ardhurave nuk justifikohet vetëm me rënien e konsumit dhe importeve, por dhe me rritjen e informalitetit. Ekspertët bëjnë thirrje që tatimet të rritin kontrollet dhe të ndërtojnë sisteme të cilat kontrollojnë evazionin, ndërsa bizneset e shohin shkakun kryesor të evazionit te rritja e taksave per dy vjet rresht. Nisur nga kjo situatë, Ministria e Financave ka punësuar me kontratë të përkohshme 500 punonjës për drejtorinë e tatimeve të cilët do të dalin në terren dhe do të kontrollojnë të gjithë zinxhirin e bizneseve. Ndërkaq financat kanë nisur edhe rishikimin e buxhetit, ku zëri i parë që do të shkurtohet është ai i shpenzimeve operative, të fondeve që shkojnë për mirëmbajtje dhe subvencione.

Share This Video


Download

  
Report form