Tatimet dhe Doganat tejkalojnë planin edhe në mars, 95.8 mld lekë të ardhura

Ora News Lajme 2016-04-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tatimet dhe doganat kanë arritur të tejkalojnë planin e të ardhurave edhe për muajin mars, duke shënuar një performacë pozitive për tretin muaj rradhazi. Për këtë periudhë në buxhet janë grumbulluar 95.8 miliardë lekë ose 1.4 milionë më shumë se planifikimi. Në përmirësim paraqiten edhe shpenzimet që jane realizuar në nivelin 88%.
Viti 2016 ka nisur i mbarë për buxhetin e shtetit. Për të tretin muaj rradhazi, të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat kanë tejkaluar planin, duke konfirmuar se aksioni anti-informalitet po jep rezultat.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në arkën e shtetit u grumbulluan 95.8 miliardë lekë të ardhura, ose 1.4 milionë lekë më shumë se plani i kësaj periudhe.
Nga Tatimet dhe Doganat u mblodhën 84.8 miliardë lekë të ardhura, me rritje 12.4 miliardë lekë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë dhe 2.7 miliardë më shumë se plani.
Financat raportojnë rirtje të të ardhurave në të gjithë zërat kryesorë, përfshi këtu akcizen, që ka qenë taksa problematike dhe me firot më të mëdha në dy vitet e fundit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/tatimet-dhe-doganat-tejkalojne-planin-edhe-ne-mars-95-8-mld-leke-te-ardhura/

Share This Video


Download

  
Report form