http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne 6-vjetorin e tragjedisë se 21 janarit kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se drejtësia per këtë krim është afër. Gjate takimit me te afërm te 4 qytetareve qe humben jetën gjate protestës se opozitës ne vitin 2011, Rama deklaroi se situata do te ndryshoje fale reformës ne drejtësi, e cila sapo ka nisur te zbatohet. Lideri i mazhorances ka nënvizuar mundësinë e rihapjes se hetimeve per vrasjet e 21 janarit nëpërmjet Gjykatës se Strasburgut. Rama ka shpjeguar edhe vendimin e qeverise per dëmshpërblimin e familjareve. Me pas, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjaret zhvilluan homazhe ne bulevardin Dëshmoret e Kombit, duke vendosur lule ne vendet ku Zier Veizi, Aleks Nika, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda humben jetën 6 vjet me pare.