http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka ende shume per te bere ne luftën kundër korrupsionit. Deklarata vjen nga ambasadori i francez ne Shqipëri Bernard Fitouss, i cili ka vetëm pak jave qe ka marre detyrën ne Shqipëri. Ai ka zhvilluar këtë te premte nje vizite ne qytetin e Elbasanit nga ku ka dhënë mesazhin se reforma ne drejtësi duhet te jete nje nga prioritetet kryesore te qeverise. ?Unë jam në Shqipëri prej pak javësh dhe e quaj të rëndësishme të takoj shqiptarë kudo që ndodhen dhe në daljen time të parë jashtë Tirane zgjodha Elbasanin. Për 25 vite keni bërë rrugë të jashtëzakonshme. Sigurisht që ka pasur vështirësi por me atë që unë kam parë për pak ditë jam ekstremisht i befasuar. Ka një sërë reformash për tu përmbushur si ajo në drejtësi, dhe në luftën kundër korrupsionit por siç themi ne francezët e shohim gotën gjysmë plot edhe në këtë drejtim. Më pas ambasadori francez ka zhvilluar nje vizite edhe ne qendrën spitalore të Elbasanit ku premtoi që do të nxisë investimet në shëndetësi sidomos në spitalin pediatrisë.