Tryeza për reformën në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, tha se reforma në drejtësi nuk mund të vazhdojë të miratohet me kartonë deputetësh të cilët kanë rekorde kriminale. Pas takimit mbi reformën në drejtësi të thirrur nga ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin, Halimi deklaroi se mazhoranca nuk i ka kthyer ende përgjigje PD-së për firmosjen e paktit për heqjen nga lista të deputetëve të inkriminuar.?Ne ngritëm shqetësimin se sado ligje të mira të bëhen në parlament, nga ekspertiza ndërkombëtare pa u bërë më përpara dekriminalizimi i parlamentit është e pamundur të bëhemi të besueshëm para qytetarëve, është e pamundur të jemi të besueshëm edhe para gjyqtarëve. Para se të pastrosh oborrin e tjetrit nga korrupsioni duhet të largosh plehrat nga oborri yt. ky ishte qëndrimi i opozitës. Nuk mund të miratohen ligjet e drejtësisë me kartona të deputetëve që kanë rekorde të tmerrshme kriminale. Ka një ofertë konkrete të PD për të bërë dekriminalizimin e Kuvendit, kandidatëve që do votohen në 21 qershor dhe kemi zero përgjigje nga mazhoranca. Ju e keni parë që Kryeministri del dhe me kandidatët që janë të dyshuar për rekorde kriminale dhe thotë i kam të pastër si kristali. Ndërkohë që të gjithë partnerët ndërkombëtar i kanë dorëzuar Kryeministrit dosjet e të gjithë atyre që janë me rekorde kriminale dhe alibi për këtë proçes nuk mund të ketë.?Për Halimin takimi ishte analiza e punës së një viti duke theksuar se ligjet e miratuara deri tani nga mazhoranca në mënyrë të njëanshme pa konsultim dhe me arrogancë janë ligje që nuk kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, por vetëm me ndërrimin e njerëzve dhe kapjen politike të këtyre institucioneve. Kritika për komisionin e posaçëm parlamentar mbi reformën në drejtësi kishte dhe kreu i shtetit. Presidenti mësohet të ketë thënë në takim se si asnjëherë tjetër komisioni përjashtoi institucionin e presidentit ndërkohë që munguan dhe përfaqësuesit e opozitës. Por i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj, i cili iu përgjigj se ka shumë gjyqtarë që e nisin ditën me zarfe. Në takimin pa praninë e medias moren pjesë dhe Ministri Naço, kryeprokurori Llalla, krerët e gjykatës Kushtetuese të Lartë dhe të Apelit si dhe deputetët demokratë Halimi dhe Bylykbashi.

Share This Video


Download

  
Report form