http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne turin e llogaridhënies me qytetaret, kryeministri Edi Rama tha nga Kuçova se qeveria ka ulur ndjeshëm taksat dhe për ketë flasin faktet. Sipas shefit te ekzekutivit realiteti është krejt ndryshe nga sa pretendohet prej opozitës
Rama u ndal edhe tek punësimi i cili sipas tij ka pësuar rritje. Sipas kryeministrit është bere e mundur që të punësojnë 10 mijë persona ndërsa deri ne fund të vitit shifra do të shkojë ne 25 mijë.
Rama rikujtoi se çdo qytetar e ka qeverinë me vete nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes. Ai apeloi qe te denoncohet çdo rast abuzimi nga punonjësit e administratës.