https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Miss Shqipëria" në Ulqin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Miss Shqipëria" ka mbërritur në Ulqin, qytetin bregdetar të Malit të Zi, nga ku më 27 Qershor pritet të zhvillohet dhe finalja e eventit të bukurisë. 31 vajzat pjesëmarrëse janë vendosur tashmë në ambientet akomoduese dhe ethet e garës po afrojnë, teksa gjithçka është drejt përfundimit nga organizatoret për skenografinë që do të vendoset në Kalanë e Ulqinit.Delegacioni la Thethin e më pas Shkodrën, për të kaluar kufirin ku edhe u prit nga përfaqësuesit vendor. Bukuroshet dhe organizatoret e edicionit të 16-të të "Miss Shqipërisë" u takuan me dy nën kryetaret e Komunës së Ulqinit, në ambientet e Këshillit Komunal."Miss Shqipëria", përfundoi një ditë më parë udhëtimin mbi një javor nga jugu në veri të vendit, duke promovuar zonat turistike të Shqipërisë. Kjo javë në vigjilje të natës finale do të jetë intensive për vajzat pjesëmarrëse, mes provave të fundit dhe xhirimeve në qytetin bregdetar.

Share This Video


Download

  
Report form