http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo vetëm historia e Shqipërisë gjeografike, por edhe ajo e zonave shqipfolëse është tashmw nw qendër te udhëtimit te Miss Shqipërisë. Pas mbërritjes ne Ulqin, 31 vajzat pjesëmarrëse te eventit me te rëndësishme te bukurisë ne vend kane vizituar këto dite Kullën e Balshajve dhe muzeun e vjetër te Kalasë, nga e cila do te zhvillohet edhe finalja e madhe e Miss Shqipërisë. Por bashke me informacion e historianeve, organizatoret dhe bukuroshet kane nisur provat intensive ne skenën qe po ndërtohet enkas ne këmbët e Kalasë se Ulqinit. Koreografia një nga elementet kryesore, ka qene ne qendër te provave te konkurrenteve, te cilat pas promovimit te zonave turistike te Shqipërisë po e bëjnë këtë edhe për pikat me te bukura te Ulqinit. Miss Shqipëria do te finalizohet me 27 Qershor, ne edicionin e 16 te ketij eventi qe kurorëzon çdo vit me te bukuren shqiptare.