Miss Shqipëria, dy ditë para finales - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetem dy dite na ndajne nga finalja e eventit me te rendesishem te bukurise, ndaj provat per Miss Shqiperine jane tashme mjaft te ngjeshura. 31 vajzat konkurrente jane vendosur ne platene e krijuar enkas ne kembet e kalase se Ulqinit ku po ndertohen edhe detajet e fundit te skenografisë, e cila do te ndriçohet mbremjen finale ne menyre qe përcjellë bukurine e vajzave e njekohesisht edhe veçantinë zones trashegimi. Koreografia vijon te mbetet nje detaj mjaft i rendesishem i Miss Shqiperise, ne edicionin e 16-te. 31 bukuroshet vijojne te praktikojnë keto dite te fundit levizjet e duhura per garen e tyre. Por përveç provave ne skene, organizatoret e Miss Shqiperise dhe konkurrentet vijojne promovimin e zonave turistike te Ulqinit. Mali i Taraboshit dhe Malesia e Krajes, ku jane prekur te dy anet e kufirit, atij malazez dhe shqiptar kane qene disa ndalesat e eventit te bukurisë, e bashke me to edhe plazhet e shumta te Ulqinit e detit Adriatik.

Share This Video


Download

  
Report form