http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e mazhorancës vijojnë takimet e njëpasnjëshme mbi temën e shndërruar në qendrën e diskutimeve të politikës së shumicës qeverisëse. Pavarësisht qëndrimit te palëkundur të kryeministrit Edi Rama për të mos ndryshuar përbërjen e qeverisë, LSI duket se nuk lëviz nga pozicioni për impulse të reja të kabinetit. Mëngjesin e së mërkurës kryetari i Kuvendit Ilir Meta, njëherësh kreu i partisë kryesore aleate të socialistëve në koalicionin qeverisës, ka qenë në zyrën e kreut të qeverisë. Në takimin që ka përfunduar pak para orës 10, burime pranë dy aleateve thane se është folur mbi riformatimin e ekzekutivit, por edhe per zhvillimet e fundit politike. Vetëm pas pak minutash, kryeministri Rama i ka kthyer vizitën Ilir Metës në kryesinë e Kuvendit. Takimi në zyrën e Metës ka zgjatur për rreth 60 minuta. Pas bisedës koke me koke, kryeministri preferoi te largohej me makine dhe jo ne këmbe, ashtu siç beri te shtunën e kaluar. Burime pranë palëve bene te ditur se nuk do te ketë ndryshime ne qeveri. Lëvizjet mund te ndodhin vetëm pas reformave kryesore, sidomos asaj ne drejtësi. Kërkesa per ndryshime ne qeveri u artikulua nga Meta pak dite me pare. Ne mbledhjen e kryesisë se LSI ai tha se ekzekutivi ka nevoje per impulse te reja, deklarate kjo qe u përforcua edhe nga ministri i tij i drejtësisë, Nasip Naco.