Miss Shqipëria, bukuroshet nisin turin dyjavor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 18

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë bërë gati dhe tashmë po përshëndeten me familjarët e tyre. 31 bukuroshet shqiptare që do të garojnë për kurorën e "Miss Shqipëria 2014", sapo kanë nisur turin dyjavor për të vizituar vendet më të bukura turistike. Për një pjesë të tyre kjo do të jetë hera e parë larg familjes. Shëtitjen nga Jugu në Veri të Shqipërisë Vajzat e përjetojnë me emocionin më të madh. Madje për ndonjërën ky është qëllimi me shume se vet gara i pjesëmarrjes në konkurs. Pjesë e turit është edhe Fiorenza, miss Shqipëria 2013, e cila mban kurorën që prej një viti. Për të gara duket e fortë edhe këtë vit, duke vlerësuar jo vetëm bukurinë e vajzave por edhe thjeshtësinë e tyre. Stafit do t'i duhet të udhëtojë gjatë ndaj si fillim u duhet të ndalojnë të furnizojnë automjetet me karburant. Organizatori i këtij eventi prej 16 vjetësh Petri Bozo tregon për të veçantën që ka konkursi i këtij viti. Pas kësaj shëtitjeje nëpër Shqipëri, ku do të njihen me resurset turistike dhe ekonomike e duke i shijuar ato nga afër, 31 vajzat do të ndalen në kalanë e Ulqinit më 27 qershor, aty ku do të kurorëzohet edhe femra më e bukur shqiptare për këtë vit.

Share This Video


Download

  
Report form