http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas nje muaji pergatitje dhe udhetimi promovues turistike, Miss Shqiperia 2014 do te shpalle sonte me te bukuren shqiptare. Ne edicionin e 16-te, gara e bukurise ka zhvilluar mbremjen e te enjtes proven gjenerale ne kalane e Ulqinit, ne Malin e Zi, nga ku vjen edhe finalja. Mes pergatitjeve te fundit dhe detajeve skenike, publiku ulqinak ka shijuar te enjten pak nga ajo çka do te shohe kete te premte. Por, cilat jane disa nga detajet e spektaklit?! Prezantimin Deliart Assosiation ja ka besuar Orinda Hutes dhe ulqinakut Zenel Katana. Gjate mbrëmjes, e cila pritet te zgjase mbi 2 ore do te ndahen 14 çmime, midis te cilave edhe çmimi i publikut, votimi per te cilin vijon ne faqen online te Miss Shqiperise. Juria e perbere nga 9 emra te njohur te letrave, artit e politikes ne vend jo vetem do te përzgjedhë pas sfilates se 5-të 10 vajzat me te bukura, por edhe do te ngjitet vete ne skene. Emra si Irma Libohova, Aleksander Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, Sinan Vllasaliu apo Mihrie Braha jane kengetaret e ftuarit te spektaklit. Miss Shqiperia, nis transmetimin live ne Vizion Plus ne oren 20.45 minuta e vijon deri ne sfilaten e fundit, ku do te përzgjidhet edhe bukuroshja qe do te mbaje kurorës tradicionale te Miss Shqiperise.