Panairi i punës për gra në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përqindja më e madhe e të papunëve në Durrës janë gra dhe vajza, ndërsa problematike është niveli i ulët i arsimit të tyre. Kjo është një nga vajzat e reja të qytetit që kërkon punë, por ajo që ofron tregu për të nuk përputhet. Ajo ka arsimin më të ulët të mundshëm, ndërkohë kompanitë që kanë vende të lira pune preferojnë më shumë persona të shkolluar dhe mundësisht me gjuhë të huaja. Por, edhe moshat e vjetra e kanë të vështirë të gjejnë një punë të përshtatshme. Në Panairin e punës së hapur në qytet, me qëllim ndërgjegjësimin e grave, si dhe pjesëmarrjen e tyre për një punësim të shpejtë, ka shumë gra dhe vajza që kërkojnë një punë, edhe pse pritshmëritë e tregut me ato të të papunëve nuk janë të njëjta. Dalila Mezini, agjente punësimi, thotë se kërkohet një kualifikim minimal nga shumë firma dhe ndërmarrje të ndryshme për punësimin e grave dhe vajzave. Punësimi i grave dhe vajzave të papuna është një sfidë, që kërkon zgjidhje graduale në Durrës, edhe pse zyra e punës në këtë qytet nuk ka ende një statistikë për numrin e grave të papuna apo një regjistër të arsimimit dhe kërkesës së tyre për punë. Ndërkohë, iniciativa e kësaj kategorie për formim profesional mbetet akoma e ulët.

Share This Video


Download

  
Report form