http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vite me pare te studioje për shkenca politike nuk ishte e thjeshte. Sot kjo dege është thuajse jashtë tregut ndaj te diplomuarit e kane te vështire te punësohen. Ne panairin e sapo hapur te punës, kjo e re e diplomuar për shkenca politike, pasi ka kaluar nje sere intervistash, shprehet e penduar per degën e zgjedhur vite me pare. Por ka dhe nga ata te rinj qe mund te kenë zgjedhur degën e preferuar nga tregu, por kërkojnë një pune jashtë profilit për shkak te te ardhurave. Ekonomiku, teknologjia e informacionit, inxhinieritë dhe arsimi profesional jane me te kërkuarat nga biznesi privat. Por ende sot shkollat nuk kane përshtatur programet e tyre sipas kërkesave te tregut te punës. Ketë fakt e pohon kreu i ?Biznes Albania?, i cili tregon problemet qe po ndesh biznesi me mungesën e profesioneve te domosdoshme ne sektorë te ndryshëm. Ministrja e re e Mirëqenies Sociale ne prani edhe te paraardhësit Blendi Klosi shprehu angazhimin e qeverise per rritjen e te punësuarve ne vend. Gjate tre ditëve ne panair pritet te punësohen rreth 1 mije persona.