Turizmi ne Ulqin-Velipoje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ulqini dhe Shkodra ndajnë të njëjtin det . Natyra dhe historia iu ka falur resurse e monumente thuajse të njëjta. Të dyja vendet kanë liqenin, lumin, detin dhe nga një kala.Në Ulqin gjithçka është vënë në shërbim të turizmit. Duke filluar që nga guidat turistike, tek shtëpitë e banorëve të përshtatura për pushuesit tek vija bregdetare absolutisht e pastër dhe e pa zënë nga privatët dhe deri tek aktivitetet e veçanta kulturore gjatë gjithë periudhës së verës. Kryetari i komunës së Ulqinit rendit kapacitet e vëna në shërbim të pushuesve që në masë të madhe janë shqiptarë të Kosovës. Ne zona bregdetare të Velipojës, pas më shumë se 20 vjetësh përpjekje për të ofruar turizëm elitar, ky sektor ka mbetur në dorën e pronarëve të hoteleve dhe restoranteve. Edhe rruga që të çon drejt plazhit është ndërtuar nga vetë ata. Ndërsa pjesa më e madhe e brezit të gjerë të rërës është pushtuar nga çadrat dhe shezlonet e hoteleve. Pushuesit e ardhur nga Kosova thonë se duke qenë tokë shqiptare ata do të rikthehen sërish aty edhe pse ka shumë për tu bërë ende në drejtim të nivelit të pastërtisë. Me plazhe private apo publike, me mal, det, liqen, e lumë të përbashkët Shkodra dhe Ulqini janë destinacioni turistik i shqiptarëve të Kosovës por edhe i turistëve të huaj.

Share This Video


Download

  
Report form