Ministrat Klosi e Bushati në panairin e Velipojës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ministrat Blendi Klosi dhe Ditmir Bushati vizituan panarin e artizanatit, të zhvilluar në shëtitoren e re të Velipojës, në kuadër të organizimit të festave lokale të kësaj vere.



Ata vizituan stendat e paraqitjes dhe tregtimit të produkteve të zonës. Punimet me motive popullore, verërat më të njohura të zonës, gatimet dhe produktet bio u shijuan nga pushues vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur këtë verë Velipojën si destinacionin e tyre.



Klosi dhe Bushati vunë theksin tek artizanati, prodhimet e kulinarisë dhe prodhimet e traditës, si mundesi për t?u shfrytëzuar në rritje të mirëqënies dhe ekonomisë në zonat me tradita dhe prodhime tipike vendase.



Ministri Klosi apeloi të gjithë përpunuesit e produkteve shqiptare, të shfrytëzojnë lehtësirat fiskale të ligjit të zejtarisë dhe atij për agroturizmin, për të rritur ekonominë e tyre familjare.

?Zona e Velipojës, zona e Shëngjinit, gjithë zona në të cilën ne po zhvillojmë këto aktivitete ka shumë për të promovuar, nuk ka vetëm turizmin e detit dhe të rërës, por ka disa pika të cilat në kuadër të projektit të qeverisë shqiptare afrohen si agroturizëm dhe sot këtu janë afruar disa nga këta prodhues. Shikoj me kënaqësi që për turistët e huaj kjo është një surprizë dhe mendoj që do të vazhdojmë me këto aktivitete gjatë gjithë zonës turistike të Shkodrës, duke vazhduar me Festën e Krapit në Shirokë e më pastaj për të shkuar në Panairin e Kulinarisë që do të zhvillohet në shëtitoren e qytetit të Shkodrës?.

Klosi siguroi se festat lokale dhe aktivitetet të tilla do të vijojnë deri në fund të sezonit turistik në mbarë vendin me qëllim promovimin e agroturizmit dhe të traditës.

Nga ana tjeter Bushati vlerësoi organizimin për herë të parë të këtij panairi duke u shprehur se është detyra e të gjithë aktorëve që ta shndërrojnë këtë aktivitet në një traditë për të promovuar zonën dhe vlerat e saj. Ministri Bushati i cili njekohesisht eshte edhe deputet I ketij qarku falenderoi turistët që zgjodhën Velipojën këtë verë, duke vënë theksin në mënyrë të veçantë sic tha ai tek vëllezërit nga Kosova.

Share This Video


Download

  
Report form