Zjarr në landfillin e Velipojës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kulmin e sezonit turistik, plazhi i Shëngjinit mbytet nga smogu i tymit të djegies se mbetjeve urbane. Flaket rrezikuan edhe impiantin e ujërave të zeza. Zjarri ra mesnatën e së premtes, ku persona ende të paidentifikuar pasi i kanë vënë flakën vend-depozitimit të mbetjeve urbane në zonën e plazhit, janë larguar.Nga hetimet deritanishme mësohet se zjarrvenia ka qene e qëllimshme. Flakët e dala jashtë kontrolli kanë sjellë shqetësime edhe për turistët që ndodhen pranë kësaj zonë. Përhapja me shpejtësi e zjarrit ka vënë në alarm strukturat dhe autoritetet e larta të emergjencave civile të Shkodrës, Lezhës dhe Laçit. Edhe pse flakët janë lokalizuar, duke shpëtuar depërtimin e tyre në impiant, për shkak të mbetjeve të shumta, ekipet e zjarrfikësve vijojnë aksionin për shuarjen e tyre. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forca policie, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Share This Video


Download

  
Report form