Shkoder - Ulqin, si eshte ndertuar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkodra ka më shumë ndërtime të reja pa leje, se sa me leje. Shqetësimi ngrihet nga njëri prej projektuesve të planit urbanistik të qytetit . Zef Çuni thotë se në qytet janë 850 ndërtime pa leje , ndërsa në bregdetin e Velipojës, 1200 të tilla . Bumin ndërtimet pa leje , sipas Cunit e kanë njohur në prag të fushatës elektorale kohë kur , kush ka mundur ka ndërtuar, nën mbrojtjen e flamujve te partive.Ndërsa në komunën e Ulqinit në Mal të Zi fenomenti nuk është i panjohur , por ai mbetet deri tek shtesat e vogla te cative apo kateve,por per nderhyrje massive,as qe behet fjale. Për administrimin e territorit në komunën me shumicë shqiptare janë hartuar 19 plane rregulluese . Prej tyre do të përzgjidhet nga një komision dhe do të zbatohet vetëm ai që përshtatet më mirë me arkitekturën e qytetit. Kryetari i komunës thotë se ato ndërtim që janë bërë deri tani rezultojnë pa leje për shkak të mungesës prej 20 vjetësh të planit rregullues të qytetit . Për të shmangur ndërtimet pa leje zyra e urbanistikës në komunën e Ulqinit ka hartuar një plan projekt që do të zbatohet me rigoriozitet në një zonë të lirë . Administrimi i territorit në qytetin e Shkodrës dhe në zonën bregdetare të saj e ka shembullin më të mirë fare pranë , matanë kufirit në Mal të Zi. Mbase ai nuk është më perfekti, por ndërtuesit e jashtëligjshëm aty nuk kanë guxuar të prekin arkitekturën e qytetit turistik duke ruajtur lartësinë e ndërtesave dhe duke zbatuar rregullat urbanistike .

Share This Video


Download

  
Report form