http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria sekuestroi librat e hyrje-daljeve te dy burgjeve ne vend pas dyshimeve se ne keto institucione ka hyre pajisja përgjuese ?IMSI Catcher?. Burime prane organit te akuzës, thane se jane sekuestruar regjistrat e paraburgimit 302 dhe atij te sigurisë se larte ne Peqin. Kjo per arsye se ne orën 2:00 te mëngjesit të vitit 2015 ne paraburgimin ?Mine Peza? në Tiranë, rezulton të kenë hyrë oficerë të drejtorisë operacionale së bashku me Entiol Xhelilajn, i cili ndodhet në arrest shtëpie. E njëjta histori dhe në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ndërkohë që hetuesit dyshojnë se hyrja e tyre në këto dy burgje është bërë në kundërshtim me ligjin. Kjo pasi del se fletë hyrjet janë bërë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, në një kohë që është organi i akuzës autoriteti që vendos në të tilla raste. I pyetur nese ka dijeni për këtë rast, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, preferoi t?i shmangej përgjigjes. Prokuroria dyshon se pajisja është përdorur në paraburgimin 302 në një periudhë ku aty mbahen disa prej emrave të njohur të lidhur me krimin, por edhe Vladimir Gjuta, i cili dyshohej si i përfshirë në vendosjen e tritolit të babait të Ministrit të Brendshëm. Per skandalin e pajisjes përgjuese, u pezullua Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, por qe u rikthye në detyrë pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Sipas prokurorisë, ?IMSI Catcher? mbahej në godinën e forcave operacionale drejtuesi i së cilës Artion Duka ndodhet në arrest shtëpie së bashku me vartësin Entiol Xhelilaj.