http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këtë të diel edhe në burgjet e vendit do të ketë zgjedhje. Nga rreth 5500 të dënuar në total, vetëm 3051 prej tyre do të kenë të drejtën e votës ndërsa pjesa tjetër nuk mund të jenë pjesë e procesit, pasi preken nga ligji i dekriminalizimit. E drejta e votës u mohohet të dënuarve për një sërë veprash të rënda penale.Në proceset e kaluara zgjedhore është aluduar për individë të burgosur që janë liruar nga qelitë për tu përdorur nga partitë politike ndaj këtë herë me një urdhër të veçantë janë anuluar të gjitha lejet.Zv/drejtori i përgjithshëm i burgjeve Femi Isufaj siguron për Vizion Plus se janë marrë të gjitha masat që edhe procesi votimit brenda IEVP-ve të shkojë normalisht.