Të hënën votohet Buxheti 2015 - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të hënën Kuvendi i Shqipërisë do të votojë buxhetin e vitit 2015-të dhe paketën fiskale. Me këtë buxhet qeveria për herë të parë synon të realizojë të ardhurat me afro 100 milion dollarë më shumë, por njëkohësisht edhe qytetarët shqiptarë do të marrin mbi vete një barrë të konsiderueshme taksash. 130 milionë dollarë është shtesa që biznesi dhe konsumatori do t?i paguajë shtetit këtë vit, ndërkohë që llogaritet që 90 të tjera të merren nga konsumatorët si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë. Këto para do të shkojnë direkt për kompaninë e shpërndarjes dhe për herë të parë shtetit nuk do t?i duhet të subvencionojë sektorin e energjisë. Pavarësisht kësaj, buxheti i 2015-ës nëse renditet për nga përparësitë që ka dhënë në fondet për ministritë e ndryshme, i jep prioritet energjisë, infrastrukturës dhe bujqësisë. Në tërësinë e tij, viti 2015-të do të ketë më shumë se 150 milion dollarë investime për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike, 350 milion do të shkojnë për përmirësimin e rrugëve dhe një sasi e konsiderueshme do të shkojë për bujqësinë. Edhe pse barra fiskale është më e madhja në gjithë këto vite, 420 milion dollarë, buxheti për herë të parë sjell uljen e nivelit të borxhit në 65.5% dhe siguron një rritje ekonomike prej 3%. Por pyetja që shtrohet është se a do të arrijë qeveria të realizojë këtë rritje ekonomike, në momentin që po rrit taksat kryesore të konsumatorit, tatimin e të ardhurave personale, taksën e qarkullimit dhe akcizën, pasi rrezikohet të frenohet konsumi. Nesër së bashku me votimin e buxhetit, Ministria e Financave do të ketë edhe një takim me fondin monetar ndërkombëtar, për të rënë dakord për të rishikuar disa sugjerime që fondi i ka bërë qeverisë për ndryshimin e taksave.

Share This Video


Download

  
Report form