http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në prag të festave të fundvit shumë të burgosur, veçanërisht të miturit, do të përfitojnë amnisti. Ministria e Drejtësisë ka tashme gati projektligjin. Sipas ministrit Ylli Manjani, me te favorizuarit do te jenë të miturit dhe femrat. Gjatë këtij takimi, Ministri i Drejtësisë ka propozuar edhe ndryshimin total të Kodit Penal. Ne analizën 30 ditore te punës se tij, Manjani nuk ka lënë pa përmendur edhe rastin e gjyqtarit të Apelit në Korçë, Stavri Kallço, i cili është denoncuar nga qytetarët për korrupsion. Ministri i Drejtësisë është shprehur se do të verifikohen të gjithë denoncimet dhe me pas do te merret vendimi.