http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithë punonjësit me uniforme ne sistemin e burgjeve, do t?i nënshtrohen një testimi për te pare aftësitë profesionale dhe fizike. Kjo u be e ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto, gjate takimit ne Ministrinë e Drejtësisë, ku u be edhe prezantimi i bordit antikorrupsion ne Drejtorinë e Burgjeve. Me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë Nr. 106, datë 08.01.2015 ?Për fillimin e procesit të testimit të nivelit aktual të aftësive profesionale, fizike dhe kontrollin psiko-social të punonjësve të Policisë së Burgjeve, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale? do te kryhet testimi i te gjithë punonjësve me uniforme ne sistem. Testimi do te fokusohet te vlerësimi i aftësive dhe njohurive profesionale si dhe aftësive fizike. Numri një i burgjeve beri me dije se pjese e bordit antikorrupsin, do te bëhen edhe disa studente te Masterit te vitit II për ?Menaxhimin e shërbimeve sociale ne institucionet e drejtësisë penale?. Studentet do te kryejnë praktiken universitare ne te gjitha burgjet, nga muaji mars e ne vazhdim dhe ata do te raportojnë tek Bordi Anti-Korrupsion, te gjitha rastet abuzive qe do konstatohen ne proceset monitoruese apo kontaktet me te paraburgosurit apo te dënuarit.