Ne burgje nuk ka vende dhe mungon logjistika - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Burgjet shqiptare aktualisht janë ne pikun e tyre duke përballuar mbi 1600 persona mbi kapacitetin. Nëndrejtori i përgjithshëm i burgjeve Bledar Skenderi thotë per Vizion Plus se megjithe masat e marra, ky institucion po has vështirësi ne mjete logjistike si krevate, dyshekë dhe batanije për te cilat nuk kane munguar as donacionet. Sipas Skenderit situata me problematike mbetet ne paraburgime sidomos ato te Tiranës dhe Vlorës te cilat kane numrin me te larte te te paraburgosurve. Ai apelon qe gjykatat te ndjekin nje tjetër politike ne caktimin e masave te sigurisë per te akuzuarit duke mos aplikuar vetëm arrestin me burg i cili ka edhe kosto për shtetin. Numri dy i burgjeve thotë se situata e mbipopullimit pritet te zgjidhet ne muajin janar kur pritet te vihen ne funksionim dy burgje te reja ai i fierit dhe i beratit ne te cilin mund te akomodohen rreth 1600 persona.

Share This Video


Download

  
Report form