Replika mes Ballës dhe Ristanit për emërimet në burgje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-15

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka vazhduar denoncimin e punësimeve politike ne administrate, duke goditur kryeministrin Rama pikërisht ne premtimin e tij se e majta po bën shtet. Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani, ka publikuar nje letër qe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i burgjeve Bledar Skenderi i dërgon kryeministrit ne lidhje me punësimet ne kete sektor, letër, e cila sipas PD tregon se pushteti po trajtohet si ndarje torte mes aleateve.Arben Ristani:Ky zyrtar i lartë e informon Edi Ramën se nga tetori i vitit 2013 e deri në gushtin e 2014, nga 762 emërime, vetëm 300 i ka bërë partia socialiste, ndërsa 462 i ka bërë LSI. Zyrtari i Lartë ankohet se LSI nuk po respekton marrëveshjen për ndarjen e pushtetit. Ja pra kush është shteti i Edi Ramës. Një shtet që trajtohet si plaçkë që ndahet mes aleatëve si tortë e pushtetit.Një shtet i korruptuar, ku punësimet bëhen ose me firmë të partisë ose me lek nën dorë.Por loja e publikimit te letrave konfidenciale është ndjekur edhe nga socialistet. Për te sqaruar publikun se letra e lexuar nga foltorja e PD është e pavërtete, socialisti Taulant Balla ka sajuar nje leter te vete Ristanit drejtuar ish-kryeministrit Berisha, ku kritikon Lulzim Bashen?I dashur Doktor,Protestat tona nuk arrijnë të mbledhin njerëz pasi Luli nuk frymëzon askënd. Prandaj në emër të gjithë të vjetërve në Partinë Demokratike të lutem të marrësh situatën në kontroll. Është tejet e rëndësishme që në protestën e radhës të mbani edhe Ju një fjalë, që të paktën njerëzit e pranishëm në protestë, por edhe ne deputetët dhe drejtuesit e PD, të marrim pak kurajo dhe guxim. Juaji përjetësisht, Arben Ristani.Pavarësisht se kjo letër nuk është e vërtetë, e vërteta është se të gjithë në Shqup mendojnë kështu. Por këto janë punët e Shqupit, me të cilat ne as që duam të merremi. Arsyeja përse e nxorëm këtë letër të sajuar është për t?i treguar publikut se sa e thjeshtë është të shkruash një trillim në kompjuter e ta printosh në një fletë të bardhë.?Duke hedhur poshtë akuzat e ngritura nga PD, Balla ka akuzuar Lulzim Bashen dhe Sali Berishën se kane 2 dekada qe e ndërtojnë politiken e tyre mbi shpifjen.

Share This Video


Download

  
Report form