http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm dy ditë përpara takimit në Washington për dialogun, presidenti serb Alexandër Vucic dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të ndalen në Bruksel.Zëdhënesi i komisionit europian, Pitër Stano konfirmoi se nuk do të ketë një përballje Vucic-Hoti, por konsultimet do të jenë individuale.PETER STANOZEDHENES I KE?Të dyja palët ranë dakort për rifillimin e dialogut në korrik, data dhe temat e bisedimeve janë në tryezë dhe po punojmë në këtë drejtim. Ka patur spekulime që palët do të takohen në Bruksel së bashku por kjo nuk është e vërtetë. Mund të konfirmoj që vizitat do të jenë të ndara.?Kyeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se do tu kërkojë liderve të unionit një zgjidhje mbi liberalizimin e vizave, cështje për të cilën edhe kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani, nuk i ka kursyer kritikat.Në një konferencë të përbashkët online me përfaqësues të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Jug-Lindore ajo tha se BE duhet të mbajë premtimin e vonuar.? Akoma edhe sot pavarësisht nga të gjitha përpjekjet dhe arritjet e njohura, 2 milion kosovarë, një nga popujt më pro europianë, kanë mbetur larg nga pjesa tjetër e Europës. ?- u shpreh Osmani.