Analizë replikave mes Ramës dhe Vuçiç - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tensionet që shoqëruan konferencën për mediat mes dy kryeministrave Rama dhe Vuçiç në Beograd dhe përplasja për Kosovën janë dy momentet që janë komentuar edhe në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare. Gazeta prestigjioze ?Washington Post? shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve vijojnë të jenë të ngrira dhe se vizita e Ramës në Beograd nuk ka ndryshuar asgjë. ?Kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë u zotuan për të lënë mënjanë dallimet mes tyre dhe të përqendrohen në dëshirën e përbashkët për t?iu bashkuar BE-së, por klima e mirë mes dy vendeve nuk ka zgjatur të paktën as sa zgjati konferenca e përbashkët.? Me këtë paragraf nis artikulli i ?Washington Post?, që përpiqet të reflektojë marrëdhëniet mes dy vendeve ballkanike.?Washington Post? vijon më tej, duke thënë se deklarata e Ramës se ?pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe se sa më shpejt të njihet, aq më shpejt ne mund të ecim përpara?, ndezi një reagim të fortë të kryeministrit serb Vuçiç. Edhe Reuters përqendrohet te përplasja për Kosovën mes dy kryeministrave. Media të tjera të rëndësishme, si Associated Press, Ansa, Yahoo News dhe të tjera kanë pasur në vëmendje vizitën historike të delegacionit shqiptar në Serbi dhe atë çka ajo prodhoi.Vizita ka qenë lajm i ditës edhe për mediat serbe, të cilat njëzëri kanë një titull: Deklarata e Ramës, përpjekje për poshtërim të Serbisë.Të gjitha mediat, televizione, gazeta dhe agjenci janë mbajtur fort edhe me kundërpërgjigjjen e kryeministrit serb Vuçiç, i cili tha se nuk do të lejojë që askush të poshtërojë Serbinë, brenda në Beograd. Vizita e Ramës në Serbi është komentuar edhe nga politikanë të njohur europianë. Ish-eurodeputetja Tanja Fajon, përmes një postimi në ?Twitter? mirëpret vizitën, që sipas saj është një hap i guximshëm për të ardhmen e rajonit.

Share This Video


Download

  
Report form