http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse për mbipopullimin në burgje Ministria e Drejtësisë vë theksin tek programet e dënimeve alternative, por edhe politikat e ndryshme penale, ambasadori britanik në vendin tonë Nikolas Cannon ka një tjetër zgjidhje. Sipas tij, mbipopullimi mund të ulet edhe me masa konkrete: ai propozon qe vjedhësit e energjisë elektrike, por edhe ata që bëjnë lidhje të paligjshme, të mos mbahen në burg. Ministri i drejtësisë Ylli Manjani tha se politika penale duhet të jetë në interes të ligjit, por edhe qytetarëve e kryesisht të miturve. Manjani nënvizoi se rol të rëndësishëm në uljen e mbipopullimit luan dhe shërbimi i provës. Sipas ministrit të drejtësisë edhe pse kjo mbetet në dorë të gjyqtarëve nga 100 byzylykë elektronikë vetëm 20 janë përdorur.