Ultrasi serb që hyri në fushë dhe mori dronin, merret në pyetje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Media Serbe vijon teorite konspirative ne lidhje me ngjarjen e rende te ndodhur dy dite me pare ne stadiumin e Beogradit. Megjithate ne lajm fshihet pas rreshtave dhe faqeve te para te gazetave me tituj sensacionale. Ne faqen e saj te pare gazeta Kurrir akuzon se Shqiperia po kerkon lufte me Serbine dhe se eshte Sherbimi Informativ Shteteror Shqiptar qe fshihet pas aksionit ne stadium nje njoftim i vogel terheq me shume vemendjen. Droni apo mjeti i vogel fluturues eshte gjetur ne qytetin serb te Pancevos dhe personi i cili e kishte mjetin ne shtepi po merret ne pyetje nga policia serbe. Lajmi eshte konfirmuar nga vete ministri i Brendshem Stefanovic i cili gjithashtu ka shtuar se po vertetohen lidhjet qe ky aksion ishte i mireorganizuar nga struktura shteterore shqiptare. Por me poshte lajmi i Kurrir vijon se personi te cilit i eshte gjetur droni ne shtepi eshte i njohur per policine. Sot jane publikuar disa foto qe tregojne nje person te terheqe dronin nga fusha dhe ai eshte nje prej mbeshtetesve te Ivan Bogdanov, ultrasit te Crevena Zvezde, i cili hyri ne fushen e stadiumit se bashku me shoket e tij i pashqetesuar fare nga forcat e rendit. Gazeta Kurir nuk ben te qarte nese behet fjale per te njejtin person qe po merret ne pyetje nga policia. Nderkohe akuzohen vandalet se kane nisur te kryejne akte terroriste hakmarrese ndaj shqiptareve. Keshtu ne qytetin Sombor eshte djegur dyqani i dy vellezerve shqiptare qe prodhonte buke.

Share This Video


Download

  
Report form