Vëllezërit Poti, baronët e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-14

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy vëllezërit nga Saranda, Dhimitër dhe Xhevahir Poti u arrestuan në Belgjikë, nga agjentët e EUROPOL të dyshuar si krerë të narkotrafikut mes Shqipërisë dhe Greqisë. 50-vjeçari me pseudonimin Walter drejtonte trafikun e kokainës dhe hashashit në shtete të ndryshme të BE, ndërkohë që nuk bëri asnjë rezistencë kur agjentët e EUROPOL bastisën banesën e tij në Bruksel. Lajmi për arrestimin e tij dhe të 5 shqiptarëve të tjerë u konfirmua zyrtarisht dhe nga EUROPOL. Ende nuk ka të dhëna për shpalljen në kërkim të Klemend Balilit, ndërkohë që në pranga kanë rënë 11 shtetas grekë. Gjatë operacionit të EUROPOL dhe kontrolleve u sekuestruan 698 kilogramë hashash në Greqi dhe 96 të tjera në Belgjikë. 15 persona u arrestuan në Greqi ndërkohë që 2 vëllezërit në Belgjikë. Dhimitër Poti së bashku me vëllanë e tij Xhevahir Poti, zotërojnë dy kompani transporti në Belgjikë të cilat dyshohet se shërbenin për trafikimin e drogës. Në vitin 2008 në Shqipëri Poti kishte regjistruar kompaninë e ilaçeve dhe pjesëve motorike ?Chim Prod? të cilën e mbylli dy vite më pas. Kamioni i kapur me 23 kilogram kokainë në Britaninë e Madhe më 19 prill të një viti më parë zotërohej nga një prej shoqërive të Dhimitër Potit.

Share This Video


Download

  
Report form