Në burg shoferi i drogës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
35-vjeçari nga Kruja Saimir Bajrami, i cili u arrestua pak ditë më parë në plazhin e Divjakës në tentativë për të transportuar me avion drejt Italisë një sasi prej 450 kilogramë lende narkotike, mund të japë një tjetër dëshmi për ngjarjen. Kjo është paralajmëruar sot nga avokatët mbrojtës të të pandehurit, të cilët nën pretendimin se ai ka mbajtur një qëndrim bashkëpunues me drejtësinë, i kërkuan Gjykatës së Apelit për Krime të Renda ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest me burg" në një mase më të butë. Por avokatet nuk kanë hequr dorë nga kërkesa për kryerjen e ekspertimit psikik për të pandehurin. Por pavarësisht pretendimeve të avokatëve, të cilët sollën si argument për ndryshimin e masës edhe faktin se 35-vjeçari është baba i një fëmije njëvjeçar, si dhe nuk përben më rrezik për prishjen e provave, Gjykata e Apelit e la të pandryshueshme masën e sigurisë. Ndërkohë burime nga organi i akuzës se pas arrestimit të 22-vjeçarit nga Lushnja Aurel Pupe, gjurmët e gishtave të të cilit u gjeten në qeset e natribanit me të cilat ishte mbështjellë droga, pritet të arrestohen edhe të tjerë persona si pjesë e trafikut. Ndërsa piloti i avionit shtetasi italian Giorgio Riformato vazhdon të mbajë qëndrim mohues, duke pretenduar se nuk ka lidhje me trafikun e drogës.

Share This Video


Download

  
Report form