Grupi i drogës, katër në burg - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre dite pas goditjes se një grupi kriminal, i dyshuar se transportonte drogë drejt brigjeve italiane, Gjykata e Krimeve te Renda liron njërin prej tyre, ndërsa 4 të tjerë do të qëndrojnë nën masën e sigurisë ?burg pa afat?. Ky është momenti i kur Eduard Sallaku, i dyshuar nga Prokuroria si kreu i grupit të gjirit të Lalzit doli para togave të zeza, i cili u la gjithashtu në burg. Më herët, Gjykata e Krimeve te Renda, ka lene me detyrim paraqitje Lazer Lazri, i cili ka bashkëpunuar deri këtë fazë të hetimeve me prokurorinë. Për Vitor, Jurgen dhe Gjon Brahja u caktua masa e sigurisë burg pa afat. Por, avokati i Sallakut, thekson se klienti i tij ka mohuar përfshirjen në këtë grup kriminal, dhe hetimi sipas tij është i destinuar të dështojë. 7 persona nga të cilët 5 shqiptarë e 2 italianë, u prangosën mesnatën e të premtes, me urdhër të prokurorisë së Leçes. Prokuroria thotë se droga do të transportohej nëpërmjet mjeteve lundruese dhe nisja do bëhej në zonën e Gjirit të Lalzit.

Share This Video


Download

  
Report form