http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbetet në burg Demo Progonati, i cili tentoi te trafikonte drejt Italisë 2.4 ton drogë. Këtë të mërkure 46-vjecari i mohoi akuzat përpara Gjykatës. Në përfundim te seancës, avokati mbrojtës, theksoi se Progonati, nuk ka kryer trafik droge, pasi mjeti i tij i transportit ishte kontrolluar më herët në doganë. Mbi Progonatin rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës. Dyshohet se 46-vjeçari se bashku me disa shqiptarë të tjerë tentuan te kalonin ngarkesën e madhe te drogës ne Itali. Ai u arrestua tre ditë më parë gjatë një operacion të policisë së Tiranës, teksa prestaret e tjerë te rrjetit u prangosen ne Itali.