Hetimet për laboratorin e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Droga e sekuestruar një natë më parë në Elbasan dyshohet se ishte pjesë e një trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotike me prejardhje nga Amerika Latine në të gjithë Ballkanin ku përfshihet edhe Shqipëria. Në një dalje publike për mediat policia e shtetit bëri me dije se personat e arrestuar janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i cili përpunonte lëndën narkotike deri në nxjerrjen e kokainës së pastër. ?Nga hetimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një grup të strukturuar, me një aktivitet kriminal me shtrirje ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve nga Amerika Latine në Ballkan dhe me destinacion Evropën Perëndimore. Grupi kriminal siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike te cilat më pas i nënshtroheshin një procesi përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokaine me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar?.Mes 11 të arrestuarve janë dhe dy kolumbianë të cilët sipas policisë ishin ekspertët e përpunimit të lëndës narkotike por edhe nipi i ish-diktatorit, Ermal Hoxha të cilit iu gjenden 300 mijë euro në automjet. Sipas policisë në laboratorin e drogës në Elbasan u sekuestruan rreth 96 kilogramë kokainë e pastër.? 19.8 kg e dyshuar si perziers i lendes narkotike kokaine.? 359.400 Euro.? 2.769.000 lek të reja.? 4150 Dollarë Amerikan.? Janë sekuestruar pese cope karta kredite dhe nje cek me vlere 4.500 dollare.? Nje arme zjarri automatik model 56.? Nje arme zjarri Revolver me mulli.? Një armë zjarri e tipit pistoletë me caliber 9 mm.? Tre arme gjahu, shotgan, cifte dhe nje teke.? 174 fisheke te modeleve dhe kalibrave te ndryshme.? 50 fishekë luftarake me calibër 9 mm.? Katër automjete të tipeve të ndryshme.? Një makineri vakumi e cilësisë së lartë.? Një peshore elektronike.? 25 aparate telefoni celulare.? Jane sekuestruar pese ora te markave te ndryshme.? Jane sekuestruar edhe dy automjete.1. Saimir Sadik Batku, vjeç 43, lindur dhe banues ne Tirane.2. Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur dhe banues ne Tirane, .3. Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur dhe banues ne Tirane, .4. Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues ne Vlore .5. Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues në Elbasan .6. Kelment Zeni Dalipi, vjeç 45, banues në Elbasan.7. Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, vjeç 67.8. Ëalther Moren Juan Moreno, vjeç 42 banues ne Bucaramanga, Kolumbi9. Ilir Skender Hyseni, vjeç 47, banues në Tiranë .10. Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40 , banues ne Tiranë.11. Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në ElbasanPër të gjithë të arrestuarit prokuroria ka vendosur sekuestro të pasurive të tyre të paluajtshme ndërkohë që hetimet vijojnë dhe për të tjerë persona të përfshirë. Laboratori i drogës në Elbasan është zbuluar pas një sinjalizimi të dhënë autoriteteve shqiptare nga drejtësia Gjermane. Një vit më parë në prokurorinë e krimeve të rënda kishin mbërritur informacione se Ilir Hyseni njëri prej të arrestuarve ishte i p...

Share This Video


Download

  
Report form