Ekzekutim për pazaret e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-08-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ditë pas ekzekutimit të 47 vjeçari Laver Tozaj në Selenicë i njohur edhe si Nikola Ikonomi kanë dalë në dritë detaje për të shkuarën e tij. Dyshohet se krimi është kryer nën motivin e prishjes se pazarëve të drogës. 47 vjeçari u gjet i plagosur rëndë nga kalimtarët pranë shtëpisë së tij ne Selenicë. Vrasësit e kishin qëlluar atë me disa plumba në kokë dhe trup dhe më pas ishin larguar me shpejtësi. Megjithëse u dërgua në spitalin e Vlorës ai nuk mundi ti mbijetonte dot plagëve të marra. Tozaj ka qenë i arrestuar në vitin 2005 si pjesë e një grupi kriminal që tentoi të trafikonte me shumë se një tonë drogë. Ngarkesa e madhe u kap në doganën e Kakavijës në përpjekje për të kaluar kufirin drejt Greqisë. Tozaj dhe dy personat e tjere u hetuan dhe u gjykaun si pjesë e grupit kriminal. Ai është dënuar nga gjykata për trafikimin e lëndëve narkotike. Policia ka marrë në pyetje familjaret e viktimës, por nuk ka mundur të sigurojë informacione të vlefshme nëse 47 vjeçari kishte konflikte me persona të tjerë. Uniformat blu të Vlorës ngriten menjëherë pas ngjarjes postblloqe në hyrje daljet e Selenicës, por ende nuk ka asnjë gjurmë të ekzekutoreve.

Share This Video


Download

  
Report form