http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas atentatit mafioz ndaj 41 vjecarit Devi Kasmi, kane dale ne drite detaje te reja. Për ekzekutimin policia shpalli ne kerkim Domart Konjarin si autor të dyshuar. 45 vjeccari eshte nje emer mjaft i njohur per policine per shkak te aktivitetit kriminal brenda dhe jashte Shqiperise.
Sipas deshmitareve Kasmi ne momentin qe u qellua per vdekje sapo kishte lënë hyrjen e pallatit ku jetonte përkohësisht. Banesa e dytë në rrugicën Petro Cani përdorej shume rralle nga ai, por edhe në ato raste, Kasmi nuk komunikonte me fqinjet.
Ne vendin e ngjarjes kishte edhe kamera sigurie te bizneseve, te cilat u sekuestruan nga policia.
Gjate kontrollit te baneses se viktimes u gjeten 2.8 kilograme kokaine,përziers lendesh narkotike, pistolete me silenciator, nje kallashnikov si dhe nje pasaporte me gjeneralitete kosovare.
Ndërkohë hetuesit po kerkojne ne te shkuaren e Devi Kasmit per te gjetur motivet e vrasjes se tij.
Ne vitin 2014, 41 vjecari ka qene nen hetim se bashku me Domart Konjarin nga krimet e renda per shkak te aktivitetit ne fushen e trafikut te droges. Ata dyhohet se trafikonin kokaine dhe kane lene gjurme te veprimtarise se tyre kriminale ne disa vende te europes vecanerisht ne Spanje.
Pikerisht tek trafiku ndërkombëtar i lendeve nakrotike dhe ndarja e zonave te influences dyshohet se ka burimin konflikti mes tyre.Ndaj edhe pista kryesore e hetimit eshte ajo e prishjes se pazareve te droges me dy grupeve.
Devi Kasmi u qellua per vdekje rreth ores 18 e 40 minuta nga një person që mbante në kokë një skafandër. Autori arriti ti shpëtojë policisë duke u larguar me bashkëpunëtorin e tij, me një motorr. Kasmi kishte vetem pak kohe qe ishte kthyer nga Spanja ku jetonte prej vitesh.