Ngjarja në Devoll për pazaret e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prishja e pazareve të drogës për një shumë prej 12 mijë eurosh ishte shkaku i dhunimit te tre personave në një fshat të Devollit, nder të cilët njëri humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda. Prokuroria ka zbardhur dinamikën e krimit. Zarif Alliu, Mendar Burnazi dhe Daniel Tole ishin pjesë e një grupi që kryente transportin e hashashit nga Shqiperia në Greqi, duke kaluar nga kufiri i gjelbër. Ditën e krimit në fshatin Braçaj, në 18 mars, persona të panjohur kanë dhunuar me mjete të forta tre personat e mësipërm, ku si pasojë e plagëve Zarif Alliu humbi dhe jetën. Shkak i konfliktit mes tyre, ka qenë një detyrim i papaguar prej 12 mijë eurosh për transportin e narkotikëve, qe një personi i identifikuar me pseudonimin ?Dajo?, iu kishte të lënduarve. Policia lokale ka hetuar rastin dhe, pas dëshmive të marra, ka arrestuar te riun David Myrte, banor i zonës, qe dyshohet se ishte pjese e grupit te dhunuesve.

Share This Video


Download

  
Report form