http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse janë bere nje vit hetime, Prokuroria e Krimeve te Renda, nuk ka mundur te mbërrije ende te porositësit e 256 kg kokaine, e cila u kap ne nje kontiener ne Malin e Zi, por qe kishte destinacion Shqipërinë. Prokuroria ka përfunduar hetimet duke dërguar ne gjyq vetëm kolumbianin, i cili kishte mbërritur ne Tirane per te marre vetëm sasinë e parave, ndërsa hetimet per porositësit vijojnë ende. Kolumbiani Cesar Triana, por me shtetësi spanjolle, akuzohet për ?trafikim te lendeve te narkotikëve??, mbetur në tentativë. Droga u kap në territorin e shtetit malazez e fshehur në një kontenier, i cili ishte porositur nga Firma ?Rrapo ?në Fier. Por, nga hetimet organi i akuzës thotë se nuk u arrit të provohet qe pronari i kësaj firme kishte porositur lëndë narkotike në Ekuador. Gjatë marrjes në pyetje administratori i firmës Rrapo ka pranuar se kishte porositur banane dhe jo lëndë narkotike, e cila u gjet në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit që vinte nga Ekuadori. Në deklarimet e tij Cesar Triana ka pohuar se qëllimi i vizitës ishte te merrte nje sasi parash për ngarkesën e drogës. Ai ka thënë para hetuesve se ishte porositur nga dy kolumbianë qe te vinte ne Shqipëri dhe pasi te kontaktonte me një numër telefoni, do te merrte nje këst parash qe varionte nga 600.000 deri 1 milion euro. Nga kjo pune unë do te fitoja 200 mije euro? mësohet te jete shprehur kolumbianiSipas prokurorisë në trafikun e lëndës narkotike vërtetohet dhe përfshirja e personave të tjerë ende të paidentifikuar, por per te cilët vijojnë hetimet në një tjetër dosje.