http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Pogradecit përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim Spartak Tupen, ish-drejtorin e filialit të një banke ne Pogradec,pasi përvetësoi 600 mijë euro nga llogaritë e mbi 20 klientëve. Sipas Prokurorisë Tupe hetohej q nga tetori i vitit 2014, ndërkohë që ka vjedhur 600 mijë euro nga llogaritë e klientëve nëpërmjet një skeme të lëvizjes së parave nga njëra llogari në tjetrën. Për t?i shpëtuar auditit të bankës, ish-drejtori kryente transaksione në vlera deri në 100 mijë lekë të reja, shumë për të cilën nuk ishte i nevojshëm autorizimi i një punonjësi të dytë. Hetimet ndaj ish-drejtorit nisen pas kallëzimit të një klienti, i cili pretendoi se në llogarinë e tij mungonin shuma të konsiderueshme parash. Kallëzuesi kishte çelur një depozitë me afat 12-mujor në bankë, me vlerën e 2 milionë e 500 mijë lekëve dhe paratë i kishte derdhur kesh. Por vetëm pak kohë pas çeljes së llogarisë, ajo është debituar në shumën 100 mijë lekë dhe 685 mijë lekë, shuma këto që janë transferuar në llogarinë e një klienti tjetër, me të cilin kallëzuesi nuk kishte asnjë njohje apo lidhje. Sipas Prokurorisë veprimet ishin regjistruar në sistemin kompjuterik që operon banka nga përdoruesi Spartak Tupe, por nuk përmbanin nënshkrimin e klientit. Referuar dokumentacionit të lëvizjeve të llogarisë rezulton se e njëjta shumë parash është rikthyer në llogarinë e klientit që kishte hapur fillimisht llogarinë me qëllim që ish-drejtori të mbulonte gjurmët. Nëpërmjet së njëjtës skemë të xhirimit të brendshëm të parave Tupe ka mashtruar 20 klientë të tjerë ndërkohë që ndaj kallëzuesit ai i kishte ndarë parate e tij ne të paktën 3 llogari të personave të cilet ai nuk i njihte dhe me nënshkrime të falsifikuara.