Vjedhja e bankës, gjykim i shkurtuar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, dy personat qe akuzohen direkt per vjedhjen e Bankës se Shqipërisë, nuk do t?i nënshtrohen hetimit gjyqësor, por do te procedohen me gjykim te shkurtuar, duke përfituar kështu automatikisht uljen e nje te tretës se dënimit. Trupi gjykues ka pranuar ne këtë mënyre kërkesën e avokateve mbrojtës te dy te akuzuarve. Ndërsa nipi i Bitrajt, Kleves Bejtja, nuk e kërkoi kete lehtësi ligjore duke pretenduar per pafajësi. Ai do te gjykohet me një tjetër trupe gjyqësore. Gjykata vendosi këtë te merkurte edhe gjykimin e padisë civile te bere nga Banka e Shqipërisë, e cila kërkoi rikthimin e 713 milion lekeve te vjedhura nga thesari. Sipas gjykatës, shqyrtimi i kësaj padie ne te njëjtin proces penal, do te pengoje gjykimin ndaj iu kalua gjykatës civile. Ne seancën e radhës, do te jepet pretenca per dy te akuzuarit. Prokuroria akuzoi 20 ish-punonjës, por vetëm mbi dy prej tyre Ardian Bitrajn dhe Mimoza Bruzian rendoi akuza e vjedhjes. I akuzuar per këtë çeshite është edhe ish-guvernatori Ardian Fullani hetimi për te cilin vazhdon ende.

Share This Video


Download

  
Report form