http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç ishte parashikuar është zhvilluar këtë te enjte ne Katania seanca e pare e procesit gjyqësor ne ngarkim te grupit ?Habilaj?.
Gazetari i MeridioNews Dario De Luca, i cili ka ndjekur këtë proces, bën te ditur se te gjithë te pandehurit kane kërkuar gjykim te shkurtuar duke pranuar te gjykohen ne baze te akteve qe ndodhen ne dosje.
Te gjithë te pandehurit kane qene te pranishëm ne seancën e pare e cila nuk ka zgjatur shume. Avokatet e tyre kane paraqitur kërkesën për gjykim te shkurtuar, ndërsa gjyqtari ka vendosur qe do te shprehet për këtë kërkesë ne seancën e radhës, e cila do te mbahet me 26 shtator.
Gjate seancës se pare prokuroret kane kërkuar qe te merren si prove dhe proces-verbalet e marrjes ne pyetje te Moisi Habilajt, Meridan Sulajt dhe Nezar Seitajt, te kryera me 29 dhe 30 maj nga prokuroret shqiptare.
Te pranishëm ne sallën e gjyqit kane qene dhe familjarë te dy prej te akuzuarve, Moisi Habilajt dhe Meridan Sulajt.
Grupi i vëllezërve Habliaj akuzohen nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar te lendeve narkotike. Ndërkohë paralelisht Prokuroria e Krimeve te Renda ne Shqipëri heton ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri nen akuzën e bashkëpunimit me Habilajt dhe korrupsionit.