Akuzat për trafikun e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka shfrytëzuar Komisionin e Sigurisë dhe raportimin e Ministrit të Brendshëm Samir Tahiri për të debatuar rreth dyshimeve lidhur me përdorimin e ushtrisë për trafik të lendeve narkotike. Nënkryetari i komisionit Flamur Noka pyeti ministrin Tahiri nëse ka dijeni se baza ushtarake e Gjadrit është përdorur për trafik droge. Pas këtyre replikave opozita është larguar pas sqaruar asnjë fakt se ku i bazon akuzat. Por kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho i vlerësoi të pabaza akuzat e opozitës dhe mazhoranca hodhi poshtë kërkesën e PD për një seancë dëgjimore me ministren Kodheli. Ne kalendarin 3 javor të punimeve të Komisionit të Sigurisë është përfshire në 22 prill një seance degjimore me kreun e SHISH, Visho Ajazi, dite në të cilën do të miratohet edhe ngritja e grupit të kontrollit për shërbimet sekrete.

Share This Video


Download

  
Report form