http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Mirdita, kryetari i PD Lulzim Basha, ka akuzuar mazhorancen, se e ka kthyer shtetin ne nje bande qe përplaset per pazaret e drogës. Per te argumentuar kete akuze, Basha ka sjelle shembullin e përplasjes se policisë së Lezhës dhe Rrëshenit për 4.2 tonët e drogës, të kapura në ndërtesën e ish-Pularisë. ?U rrethua ish-pularia sepse ishte sinjalizuar prani e madhe e drogës. Çfarë ndodhi?! Policia e Rrëshenit u tërhoq, iku fare nga skena, Policia e Lezhës nuk pranonte të ndërhynte. A nuk janë këta policët që i marrin shpirtin qytetarit se nuk ke vënë rripin e sigurisë?! A nuk janë këta që Saimir Tahiri i çon për të marrë fermerin, fshatarin, qytetarin që vë pesë tjegulla në çatinë e vet dhe i rras brenda, i terrorizon, apo për një faturë tatimore, apo për çështje të energjisë dhe kur shkojnë te pularia për të kap drogën sillen si pulat vetë.?Sipas Bashes, ne fund te mandatit te Edi Rames është e qarte se i vetmi shqetësim i tij është pasurimi per vete dhe klientët.?Sot në Shqipëri kemi një qeverisje e cila shqetësohet vetëm për pasurinë e vet dhe vetëm për pushtetin e vet. Sot në Shqipëri kemi një regjim i cili shqetësohet vetëm për paratë dhe pushtetin e vet. Për paratë dhe pushtetin e vet, kjo qeveri shkel ligjin, mbron kriminelët, godet të pambrojturit?.Sipas liderit te opozitës Basha për paratë dhe pushtetin e vet, Edi Rama e ka shndërruar buxhetin e shtetit në pasurinë e tij private.